AKTUALITET, 9 Janar 2025, 14:07

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave.

Muajin e kaluar pati disa pretendime në një emision investigativ se Basha ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.

Nuk është dhënë një arsye për shkarkimin e Bashës, por në vend të tij është komanduar Indrit Çobani, si drejtor i përkohshëm.