TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt këtë të mërkurë seanca ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, për të cilin SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.
Avokatët mbrojtës thanë se anëtarët e KPP nuk bëjnë procedura tenderimi, por vetëm procedura ankimimi. Gjyqtari Paulin Çera pasi dëgjoi palët tha se vendimi do të shpallet, në datë 25 maj ora 10:30.
Në tetor 2025, GJKKO hoqi masën e pezullimit nga detyra për Myzyrin, duke i lënë në fuqi vetëm “detyrim paraqitje”. Struktura e Posaçme e akuzonte Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi u zhvillua nga ARRSH më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i shpërfillën.
Sipas SPAK, ky Komision, në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false.
EMRAT QË SPAK KËRKON PUSHIMIN E HETIMEVE
Jonaid Myzyri
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega