AKTUALITET, 8 Qershor 2026, 13:15

Akuzat për abuzime me fondet e BE, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për të dalë nga kafazi: Më sillni dhe avokatin këtu

Akuzat për abuzime me fondet e BE, Apeli i GJKKO rrëzon

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së zhvilluar në Apelin e GJKKO për dosjen SASPAC.

Gjatë seancës, Beqaj i është drejtuar trupit gjykues me kërkesën që të lejohej të konsultohej me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë.

“Meqë mua s’më lini jashtë kafazit, më lejoni avokatin këtu brenda kafazit të merrem vesh”, është shprehur Beqaj.

Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtarja Miliana Muça.