TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.
Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
Avokati i Dados i ka kërkuar gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erion Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin.
Kryebashkiaku Veliaj u ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve që të shkojnë në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe t’u kërkojnë togave të zeza, transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit.