AKTUALITET, 22 Maj 2026, 11:41

Akuzat/ Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë

Akuzat/ Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg në këmbim të garancisë pasurore.

Vendimi u dha nga gjyqtare Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit.

Ish drejtori i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit mars të vitit 2024 , si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.