AKTUALITET, 26 Maj 2026, 10:44

Akuzat/ Gjyqi në GJKKO me treshen e re gjykuese, mungon Veliaj! I rrëzohet kërkesa për transmetimin e seancës, live

Akuzat/ Gjyqi në GJKKO me treshen e re gjykuese, mungon Veliaj! I

Në GJKKO po mbahet seanca e parë e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 10 të pandehurve të tjerë, të cilët dot të gjykohen me proces normal.

Treshja gjykuese që do të gjykohet dosjen e ndarë të Veliajt janë kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarë Flora Hajredini e Besmir Stroka.

Të njëjtat kërkesa të bëra nga mbrojtja e Veliajt që i janë rrëzuar nga trupa gjykuese Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, nisur që nga zëvendësimi i masës së sigurisë ‘arrest me burg’ e deri te hapja e të gjitha provave të përfshira në dosjen e Erion Veliajt, do t’i ribëhen treshes së re të gjyqtarëve.

Veliajt iu rrëzua kërkesa për transmetimin e gjyqit live. 

Në seancë edhe përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për monitorim pas kërkesës së Veliaj për kafazin. Vetë Veliaj nuk është i pranishëm.

Seanca po monitorohet nga Erida Skëndaj, përfaqësuese e Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH).

Kujtojmë që ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese vendosi që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Erion Veliaj.

Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.

Më 25 shtator 2025, Erion Veliaj arriti të fitonte në Gjykatën Kushtetuese betejën për shkarkimin e tij, pas një procedure të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes një skeme që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për stilin e jetesës dhe blerje luksoze në internet. Veliaj i ka mohuar akuzat.

Të pandehurit që vijojnë gjyqin pa gjykim të shkurtuar
Erion Veliaj
Ajola Xoxa
Gentian Sula
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Valmir Xoxa
Flutura Xhani