TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pezullohet nga detyra një punonjës i policisë. AMP Kukës-Dibër ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës për pezullimin e një punonjësi policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
NJOFTIMI
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Në kuadër të hetimeve lidhur me këtë procedim penal është krijuar dyshimi i arsyeshëm që punonjësi i policisë K. K., duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia.