AKTUALITET, 5 Maj 2026, 15:20

Akuza për mashtrim dhe pastrim parash, Gjykata e Tiranës cakton detyrim paraqitje për italianin

Akuza për mashtrim dhe pastrim parash, Gjykata e Tiranës cakton

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasin italian Giovanni Telesco, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i parave”.

Në kuadër të të njëjtit hetim, gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestro mbi kompaninë Euro-Beton 2005, si dhe mbi llogaritë bankare të saj dhe ato personale të Telesco-s.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese vijojnë punën për zbardhjen e plotë të çështjes dhe dokumentimin e aktivitetit të dyshuar financiar.