AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 10:58

Akuza/ Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Akuza/ Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 24 qershor, ora 09:00, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i pandehur në dosjen “Buka sha”.

Seanca e së martës dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Elvin Gokaj, i cili njoftoi gjykatën se ishte angazhuar në disa veprime të ngutshme hetimore.

Në dosjen “Buka sha” Ahmetaj gjykohet në mungesë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.