AKTUALITET, 3 Dhjetor 2024, 12:45

Akuza/ Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve! Duro: Do të qëndroj në detyrë

Akuza/ Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.