AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 21:36

Aktivisti: Protesta te parlamenti, një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm

Aktivisti: Protesta te parlamenti, një reagim i provokuar nga qeveria

Aktivisti Flori Myftaraj, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për protestën e sotme te parlamenti ishte një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm.

“Kemi të bëjmë me një protestë historike që nuk është thirrur nga partitë, por është protestë e një gjenerate të re të lodhur, kundër një sistemi që është konsumuar dhe jeta është bërë e vështirë.

Protesta e dhunshme nuk mund të ndalojë njerëzit që të ushtrojnë të drejtën e tyre në parlament. Por dikur Taulant Balla kapërcente hekurat për të hyrë në parlament, PS bllokonte rrugën duke djegur goma.

Protesta te parlamenti është një reagim i provokuar nga qeveria për t’i quajtur protestuesit të dhunshëm.

Narrativa që ka ngritur Rama, edhe ajo fetare, ekstremiste edhe ajo e elementëve nga jashtë, ka rënë dhe ai po mundohet të gjejë edhe një tjetër, që gjoja ne jemi të dhunshëm. Por kjo ka rënë sepse kjo narrativë e tij dhe e atij para tij ka rënë, sepse i kanë patur në parlament”- tha Myftari.