AKTUALITET, 30 Janar 2023, 20:49

Aksioni zhvendoset në Elbasan, policia i heq kamerat e sigurisë familjarëve të dy të vrarëve në dy ngjarje kriminale

Aksioni zhvendoset në Elbasan, policia i heq kamerat e sigurisë

Aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë në lagje të ndryshme është zhvendosur ditën e sotme në Elbasan.

Sipas Panorama, policia ka hequr kamerat në banesat e Hysni Zylyfit, djali i të cilit Andi Zylyfi është vrarë në vitin 2019 në një atentat mafioz, në fshatin Përparim të Peqinit.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në njësinë administrative Gjocaj janë hequr kamerat në familjen e Ylber Xhahysës, i vrarë në vitin 2021 me armë zjarri.

Gjatë operacionit policia ka vënë nën hetim dy persona ndërkohë uniformat blu po vijojnë aksionin për heqjen e kamerave me pretendimin se ato përdoren për të vëzhguar policinë.

Ditën e nesërme mësohet se ky aksion do të vijojë në qytete të tjera si Gramshi, Librazhdi, Prrenjasi, Cërriku, dhe Belshi. Zyrtarë të policisë të ndarë në disa grupe janë duke vijuar heqjen e kamerave edhe në qytetin e Elbasanit që prej orëve të pasdites.