AKTUALITET, 6 Maj 2026, 21:06

Aksion në burgun e Fushë Krujës/ Sekuestrohen telefona e mjete të improvizuara

Aksion në burgun e Fushë Krujës/ Sekuestrohen telefona e mjete

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi ditën e sotme një aksion në burgun e Fushë-Krujës. 10 furgona policie me forca të DAP zbarkuan këtë pasdite në burgun e Fushë-Krujës dhe kryen kontrolle të imtësishme në qelitë e të burgosurve.

Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

“Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Larte Paulin Rajta, zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e institucionit, duke vendosur një standard të qartë për zbatimin e ligjit dhe disiplinës. Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

Ky aksion është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:
- çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Askush nuk është mbi rregullat. Përgjegjësia do të jetë individuale dhe institucionale. Toleranca është zero.” thuhet në postimin e Drejtorisë së Burgjeve.