AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 17:13

Aksidentohet makina e policisë me një tjetër mjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, tre të plagosur

Aksidentohet makina e policisë me një tjetër mjet në aksin

Mesditën e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.