AKTUALITET, 3 Maj 2026, 10:55

Aksidenti tragjik në aksin Librazhd–Elbasan, viktima ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm të turizmit në Kinë

Aksidenti tragjik në aksin Librazhd–Elbasan, viktima ishte një

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të turizmit në Kinë humb jetën në Shqipëri.

Li Jianhong, themelues i resortit gjigant të skive “Silkroad Mountain” dhe drejtues i “Xinjiang Grand Scape Group”, vdiq në një aksident në aksin Librazhd–Elbasan, pranë Xibrakës.

60-vjeçari ishte në një udhëtim biznesi, ndërsa nga përplasja mbetën të plagosur edhe 6 persona.

Nga një inxhinier në telekomunikacion, Li ndërtoi një perandori me qindra miliona dollarë dhe mijëra punonjës, raporton ChinaDaily.

Li ka lindur në qarkun Zepu të prefekturës Kashgar, në Rajonin Autonom Ujgur të Xinjiang-ut, në dhjetor 1965. Në vitin 1993, ai dha dorëheqjen nga posti i tij në atë që sot njihet si Guangdong Planning and Designing Institute of Telecommunication Co, në Guangzhou, dhe u kthye në Xinjiang për të nisur biznesin e tij.

Sot, Xinjiang Grand Scape Group, me aktivitete kryesore në telekomunikacion, turizëm, investime dhe menaxhim asetesh, është shndërruar në një ndërmarrje gjithëpërfshirëse me asete totale prej 1.4 miliardë juanë (rreth 205 milionë dollarë). Gjatë tre viteve të fundit, grupi ka regjistruar të ardhura prej 1.98 miliardë juanësh, ka paguar 62.51 milionë juanë taksa dhe punëson rreth 2,500 persona. Ai ka qenë ndër 500 kompanitë private më të mëdha në Kinë dhe ndër 30 më të mëdhatë në Xinjiang.

Në vitin 2002, grupi ishte një nga themeluesit e Xinjiang International Grand Bazaar, i cili është bërë një simbol i qytetit Urumqi, kryeqyteti rajonal. Kompania u tërhoq nga ky projekt në vitin 2017.

Resorti Silkroad Mountain, i themeluar nga Li në vitin 2003, është një nga resortet më të mëdha të skive në Kinë dhe shërbeu si një nga vendet e garave për Lojërat e 13-ta Kombëtare Dimërore në vitin 2016. Gjatë ‘pushimit të borës’ të parë të Urumqit nga 1 deri më 5 dhjetor, resorti priti deri në 20,000 vizitorë në ditë.

Vetë Li ishte një pasionant i skive dhe alpinizmit. Duke filluar nga viti 2011, ai kaloi shtatë vite duke përfunduar ‘Explorer’s Grand Slam’, duke ngjitur shtatë majat më të larta në botë dhe duke arritur në Polin e Veriut dhe të Jugut. Ai ishte personi i parë nga Xinjiang dhe i 19-ti nga Kina që e përfundoi këtë sfidë.

Në maj 2018, në moshën 53-vjeçare, ai arriti majën e Qomolangma (Everest), maja më e lartë në botë me një lartësi prej 8,848.86 metrash. Në të njëjtin sezon ngjitjesh, ai arriti edhe majën e Lhotse, mali i katërt më i lartë në botë (8,516 metra), si dhe përfundoi dy gara në lartësi të mëdha: ‘Ëorld’s Highest Race: Breathless’ (35 km) dhe Maratonën Everest Tenzing Hillary.

Më 21 korrik 2018, ai arriti majën e K2, mali i dytë më i lartë në botë me 8,611 metra, për vetëm tetë ditë nga kampi bazë. Ai ngjiti Everestin dhe K2 brenda vetëm dy muajsh.

Në vitin 2019, ai bëri snowboard për 200.56 kilometra në 11 orë e 9 minuta në resortin e tij, duke vendosur dy rekorde kombëtare të certifikuara nga Shanghai China Records Headquarters: distanca më e gjatë e bërë me ski brenda një dite dhe koha më e shkurtër për të përshkuar 200 km në një ditë.

Aksidenti

Aksidenti ndodhi të hënën, 27 prill në rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan, pranë Xibrakës, duke lënë të vdekur Li-n, 60 vjeç dhe duke plagosur 6 persona të tjerë.

Policinë tha se, shoferi 26-vjeçar i automjetit që u përplas me makinën që drejtonte Li, e cila mbante targa kineze, u arrestua në flagrancë me akuzën për ‘shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’.

Aksidenti tragjik në aksin Librazhd–Elbasan, viktima ishte një