AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 18:49

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, reagon Koçiu

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, reagon Koçiu

Zv.kryeministrja, Albana Koçiu ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook, Koçiu i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe i uron shërim të plagosurve.

Ajo tha se kjo është një sifidë e vështirë për ta, ndërsa uroj rikthimin shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre.

"Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë - Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre", shkruan ajo.