TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në rrugën Gjilan-Prishtinë, kur një veturë ka rënë në liqenin e Badovcit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë vdekur.
Ajo shtoi se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”
Ndërkaq Sinjali raporton se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeçare që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.
Po ashtu kjo media raporton se trupat e dy viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.