AKTUALITET, 28 Maj 2026, 17:32

Aksidenti i rëndë në Fier, makina doli nga rruga dhe u përmbys në kanal! Policia jep detajet: Drejtuesi humbi jetën, shkak dyshohet…

Aksidenti i rëndë në Fier, makina doli nga rruga dhe u

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme (28 maj) në rrugën e re drejt Darëzezës në Fier.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit Gledis Çala.

“Në aksin rrugor Fier–Darëzezë, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes se ngjarjes”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht.

Ndërsa  grupi hetimor po punon  për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.