AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 19:10

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbën jetën dy të miturit/ Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbën jetën dy

Kuvendi miraton me 84 vota pro, 0 kundër, zero abstenim, projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Amendamentet për këtë projektligj ishin paraqitur nga deputetët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Erjon Braçe.

Kujtojmë se këto ndryshime vijnë pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku drejtuesi i mjetit Nikoll Radaçi 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të mitur në trotuar, ku dy prej tyre humbën jetën dhe tjetri mori lëndime të rënda.