AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 16:12

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë, 17 të plagosur

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit. 

Autobusi i përket linjës Tiranë-Berat, ndërsa 17 persona kanë ngelur të plagosur.

Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt.