AKTUALITET, 11 Janar 2025, 10:54

Aksidenti i rëndë/ “Audi” me shpejtësi të lartë përplas pesë makina në Lezhë, plagoset shoferi

Aksidenti i rëndë/ “Audi” me shpejtësi të

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin në orët e para të mëngjesit dhe ëahtë përplasur me makinat e parkuara pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Pesë makina janë dëmtuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur I plagosur dhe ndodhet në spitalin e qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e lartë e “Audit” dyshohet se është bërë shkak i aksidentit.