TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Makinat shtohen përditë në rrugët tona, e bashkë më to dhe aksidentet. Drejtues mjetesh që nxitojnë, nuk respektojnë rregullat në rrugë, semaforët, vijat e bardha e jo pak herë drejtojnë makinën të alkoolizuar. Aksidentet rrugore në vendin tonë mbeten shkaqet kryesore të traumave dhe humbjeve të jetës.
Nga janari deri më tani janë shënuar mbi 1900 aksidente rrugore, ku një pjesë e tyre për fat të keq kanë përfunduar me humbje jete.
Sipas një studimi të kryer nga Urgjenca Kombëtare, Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të aksidenteve. Orari i drekës dhe ai i daljes nga puna të administratës është koha e pikut të aksidenteve në kryeqytet. Por përse ndodh kjo sipas Skënder Bratajt, kreut të urgjencës?
Ndërsa në orët e natës aksidentet janë me pasoja më të rënda. Kryesisht janë të rinjtë burim dhe viktima të aksidenteve, pas festave të ndryshme ku konsumohet alkool dhe lëndë narkotike. Në këtë fillim sezoni turistik Brataj flet për një plan bashkëpunimi mes urgjencës dhe policisë.
Krahasuar menjë vit më parë ka rritje të aksidenteve dhe fataliteteve në rrugë, ndërsa janë shtuar traumat nga aksidentet me motoçikleta dhe skutera.