TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal afër zonës.
Si pasojë e kësaj është lënduar shoferi i automjetit, i cili është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë lidhur me shkaqet e aksidentit.