TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash, ku një automjet i tipit Seat me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë.
Si pasojë e aksidentit, një çift ka mbetur i plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.