TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në një nga rrugët e zonës.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të plagosurin me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjendja shëndetësore e këmbësorit nuk bëhet ende e ditur.