TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën lindore të qytetit të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një banesë pranë aksit rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Ford” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke përfunduar në përplasje me një banesë në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një i mitur, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, autoritetet kanë punuar edhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në zonën ku ndodhi përplasja.