AKTUALITET, 13 Shkurt 2024, 09:19

Aksident në rrugën Fier-Ballsh, plagoset shoferi së bashku me vajzën e tij 12 vjeçe

Aksident në rrugën Fier-Ballsh, plagoset shoferi së bashku me

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Ballsh, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi i njerit prej mjeteve se bashku me vajzen e tij 12 vjeçe.

Dy të plagosurit u transportuan ne spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

“Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.