AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 19:22

Aksident në rrugën e re të Qafë Plloçës, makina humb kontrollin dhe përplaset me barrierat anësore

Aksident në rrugën e re të Qafë Plloçës, makina

Një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Mësohet se i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një përgjumje e drejtuesit çka ka sjellë humbjen e kontrollit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave.