AKTUALITET, 11 Korrik 2026, 11:22

Aksident në Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Aksident në Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë përfshirë gjashtë të mitur, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën dhe, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e goditjes së fortë, të gjashtë të miturit mbetën të plagosur.

Burimet paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në duar dhe këmbë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas u dërguan drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Për transportimin e tyre u angazhuan gjashtë autoambulanca.Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.