AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 13:12

Aksident në Memaliaj, një grua humb jetën, dy të tjerë plagosen

Aksident në Memaliaj, një grua humb jetën, dy të tjerë

Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë Qesaratit në Memaliaj.

Në aksident janë përfshira tre mjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Memaliaj, një grua humb jetën, dy të tjerë