TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe dy automjetet kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Ngjarja në afërsi të Durrësit.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë segmentit ku ndodhi aksidenti. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë veprimet proceduriale dhe kthejnë në normalitet lëvizjen.