AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 09:09

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Makina përplas një biçikletë, plagoset rëndë 66-vjeçari (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Makina përplas një

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë.

Ndreka është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specilaizuar mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.