AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 19:40

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje kritike

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur, drejtuesi i

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh, ku një automjet tip Volkswagen Touran ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në mjet udhëtonin tre persona: drejtuesi i automjetit, një grua dhe një i mitur.

Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje kritike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.