AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 16:35

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina del nga rruga dhe përplaset me murin

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina del nga rruga dhe

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ku një automjet është përplasur me një mur. Raportohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me murin anës rrugës.

Mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit të përplasur dhe pasagjeri që ndodhej aty, nuk kanë pësuar dëmtim.

Ndërkohë, policia ndodhet vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.