AKTUALITET, 30 Mars 2024, 13:58

Aksident me pesë të plagosur në rrugën e Kombit, mes tyre dy fëmijë

Aksident me pesë të plagosur në rrugën e Kombit, mes tyre dy

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në Rrugën e Kombit paraditen e sotme (30 mars). 

Raportohet se nga aksidenti ku u përfshinë një “Volkswagen Golf” dhe një “Mercedes-Benz”, u plagosën pesë persona.

Të plagosurit, mes të cilëve janë edhe dy fëmijë, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.