AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 18:48

Aksident i rëndë në Fier! Përplasen dy mjete, marrin para çobanin bashkë me bagëtitë

Aksident i rëndë në Fier! Përplasen dy mjete, marrin para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk në Fier.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe si pasojë kanë lënë të vdekur një çoban dhe mbi 30 krerë bagëti kanë ngordhur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që të tjera detaje të dalin në vijim.