AKTUALITET, 31 Maj 2026, 14:10

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, makina përplas për vdekje këmbësorin 62-vjeçar

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, makina

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë Devoll.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.