AKTUALITET, 1 Korrik 2026, 22:32

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, tre persona të plagosur pas përplasjes së tre automjeteve

Aksident i rëndë në aksin Fushë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, mes tyre një fuoristradë tip “Mercedes-Benz” dhe dy mjete të tjera.

Aksident i rëndë në aksin Fushë

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Fushë