AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 19:48

Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit, përplaset një skaf i policisë kufitare me një mjet lundrues! Dyshohet për viktima

Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit, përplaset

Aksident i rëndë detar ka ndodhur sot në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës.

Dyshohet se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën. Forca të shumta policie kanë mbërritur në Ksamil.

Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, dyshohet se njëri ka ndërruar jetë.