AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 19:15

Aksident i frikshëm në Durrës! Makina përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, plagosen dy vajza

Aksident i frikshëm në Durrës! Makina përfundon në

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një automjet tip Mini Cooper në të cilin udhëtonin dy vajza është përplasur me një Benz C Class dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë janë dëmtuar dy vajzat. Nga dëshmitë në vendngjarje rezulton paraprakisht se Mini Cooper ishte me shpejtësi kur u përplas në kryqëzim me mjetin që vinte në të majtë të tij.

Dy vajzat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje priten ekspertët për kryerjen e veprimeve proceduriale.