TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Edison Lika, anëtar i grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 26-të, duke komentuar në emisionin Të Paekspozuarit praninë dhe sulmet ndaj Dritan Goxhajt, u shpreh se Goxhaj është vetëm njëri prej protestuesve në shesh dhe se ai e tha që në fjalën e vet se ishte i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.
Biseda
Lika: Zoti Goxhaj është njëri prej protestuesve në shesh. Goxhaj e lexoi ditën e parë, unë e lexova ditën e dytë, Arbri e lexoi ditën e tretë dhe sot duhet ta ketë lexuar dikush tjetër. Ne çdo ditë lexojmë me larmishmëri dhe zoti Goxhaj dhe ne nuk u bëjmë analizë të shkuarës. Dhe ai zotëria ishte i saktë: tha se këto nuk janë kërkesat e mia, unë jam i deleguar vetëm për të lexuar kërkesat.
Rakipi: A doni ju që protesta të identifikohet me zotin Goxhaj?
Lika: Unë nuk dua që protesta as të identifikohet me mua. Protesta nuk identifikohet me asnjë individ, protesta është lëvizje shoqërore.