TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kryeministri i Shqipërisë përmendet 14 herë në akt-akuzën amerikane në lidhje me pagesën ndaj zyrtarit të lartë të FBI për të hetuar opozitën”, përllogariti deputeti demokrat Agron Shehaj, në vazhdën e skandalit më të fundit qeveritar që ka dalë në dritë, këtë radhë nga SHBA.
Dhe, siç Shehaj e theksoi edhe në studion e Euronews, “thelbi është i qartë - kryeministri i Shqipërisë ka paguar një zyrtar të FBI-së në SHBA për të sulmuar opozitën! Kjo ka ndodhur! E padëgjuar ndonjëherë!
Çdo hipotezë tjetër e llojit “jo po prit, se e korruptoi me vendimin e qeverisë për tenderin e ... apo e korruptoi me 225 mijë euroshin apo e korruptoi me më shumë (aq janë kapur, se unë nuk besoj se ky zotëria do të blihej me 225 mijë euro, se edhe pastrueses i gjetën më shumë) do të ishte skandal me këto kaq pak. Për kaq jemi të sigurt, e ka zbuluar gjykata që ka marrë aq” theksoi Shehaj.