AKTUALITET, 6 Maj 2024, 21:18

Afera e llahtarshme 5D, Veliaj sërish në SPAK?/ Lala: Erion Veliaj, në listën e personave që do të pyeten nga SPAK!

Afera e llahtarshme 5D, Veliaj sërish në SPAK?/ Lala: Erion Veliaj,

Klodiana Lala ka folur për paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK, për t'u pyetur lidhur me inceneratorin e Tiranës, ngjarje kjo që Veliaj e përshkroi si një paraqitje vullnetare dhe këmbënguli deri në fund për këtë. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se Veliaj vijon të trashë gabimin duke u hequr sikur ka vajtur vetë në SPAK, por në fakt u urdhërua nga prokurori të shkojë. 

Lala tha se Veliaj është në listën e personave që do të pyeten edhe për aferën 5D, për të cilën kanë rënë në pranga drejtorët e tij. 

"Veliaj po vijon të trashë gabimin që ka bërë në fillim. Kësaj dileme që e ka kërkuar apo jo takimin Veliaj, e ka marrë përgjigjen. Unë e kam publikuar fletëthirrjen ku zoti Veliaj paralajmërohej se do të shoqërohej nga oficerët e policisë gjyqsore nëse nuk paraqitej. Ai kërkon t’ju mbushë mendjen patronazhistëve. Shqiptarët kanë parë dokument me vulë dhe firmë, ku Veliaj paralajmërohej. Veliaj nuk mund ta trajtojë SPAK-un si nëj institucuon që e ka në varësi të tij.  Kur i vajti shkresa, për të minimizuar dëmin, nxorri kokën gënjeshtra, që mund të bashkëpunoj. E shoh si mesazh, atë fjalën bashkëpunim, për të përçuar mesazhe politike, se kujt ja adreson, mund të na e thoni.

Është pyetur si person në dijeni, po hetohet roli i tij. Hetimi sapo ka nisur në raport me zotin Veliaj. Ka shumë pikëpyetje, marrëveshja e dherave, shmangia e Këshillit Bashkiak, udhëtimet e tij. SPAK nuk po heton vetëm shkresat, por edhe paratë. Se ku do ta çojë kjo pastaj, ta shohim.

Unë i kam bërë pyetjen e parë, pas daljes nga SPAK, që pse erdhe një orë përpara. Ai tha do marr pyetjet tuaja, por u shtymë nga shoqëruesit e tij dhe nuk mori asnjë pyetje, vajti te Këshilli Bashkiak dhe filloi akuzat në drejtim të kujtdo.

Sa i përkt 5D, zoti Veliaj është listuar në listën e personave që do të pyeten. Janë duke u hetuar rrjet kompanish, ku pronarët, të afërm të drejtorëve të bashkisë rezultojnë me pasuri marramendëse. Prokuroria pritet ta thërrasë pasi të ketë përfunduar hetimi, për të gjitha këto.

Në fund, pritet që zoti Veliaj të pytet, është i listuar por nuk ka ende një fletëthirrje", tha Lala.