AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 12:02

Afati i deklarimeve/ Tatimet fshijnë edhe 215 milionë euro detyrime, përfitojnë 25 mijë tatimpagues

Afati i deklarimeve/ Tatimet fshijnë edhe 215 milionë euro detyrime,

Administrata Tatimore vijon me përmbylljen e procesit të fshirjes së gjobave tatimore të bizneseve të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve.

Në kuadër të ligjit për ‘fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve’, administrata tatimore thotë se janë fshirë 215 milionë euro dhe deri tani kanë përfituar 25,005 tatimpagues.

Administrata tatimore u rikujton gjithashtu tatimpaguesve se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.

“Vazhdon procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014.

215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005 tatimpagues që kanë përfituar nga procesi i faljes pa kusht, sipas përcaktimeve të ligjit.

Kujtojmë se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për: pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit”, thuhet në njoftim.