AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 11:02

Adriatik Lapaj shkon te tubimi para parlamentit, protestuesit i kërkojnë të largohet

Adriatik Lapaj shkon te tubimi para parlamentit, protestuesit i

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është bashkuar sot me protestuesit para Kuvendit, por prania e tij është pritur me reagime negative.

Sapo është vënë re në zonën e protestës, disa nga pjesëmarrësit i kanë kërkuar që të largohet menjëherë, duke e kundërshtuar praninë e tij në tubim.

Protestuesit kanë vijuar me thirrje drejtuar Lapajt për t’u larguar nga sheshi, ndërsa situata ka mbetur e tensionuar për disa momente.