TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për dosjen "Veliaj", duke përmendur edhe kompaninë ONE dhe lidhjet me vëllain e Veliajt.
“Dosja kundër Veliajt është shumë e argumentuar. Te “One”, bashkia i ka dhënë kompanisë celulare një milion euro sponsorizime. Ne kemi kompani telefonike që në përgjithësi sponsorizojnë entet shtetërore sepse janë të pamundura, ndërsa këtu kemi bashkinë që i jep kompanisë që PR-in ia bën vëllai i Veliajt, i jep një milion euro. Për çfarë ia ka dhënë?”
Abilekaj foli edhe për hetimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u ndalur te vila në Qerret, të cilën Veliaj e mohoi duke ia faturuar vjehrrit.
“Vilën ai mund ta mohojë dhe s’ke çfarë të bësh, por ai ka shkuar aty në janar dhe shkurt, ka dalë se ka qenë dhe ditë jave te vila disa herë, por çfarë bënte ai në këto muaj te vila e vjehrrit kur s’ka qenë kohë plazhi? Pse shkonte vetëm te vila e vjehrrit dhe jo te vila ngjitur e vëllait?
Tre vila njëra është prishur, për lulishte, por një vilë me vlerë 500 mijë euro sot është prishur për të bërë lulishte dhe është prishur nga ujësjellësi i Kavajës.
Një nga akuzat që i bëhet Veliajt është dëshmia e rremë, ai ka mohuar gjërat që i kanë dalë prokurorisë të vërteta. Akuza tjetër është që Veliaj ka mohuar të vërtetat, ka bërë veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës”- tha Abilekaj.