AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 23:36

Abilekaj lexon programin e PS: Nuk mbajti asnjë premtim për pensionet

Abilekaj lexon programin e PS: Nuk mbajti asnjë premtim për pensionet

Analisti Enton Abilekaj u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv se premtimet që bën sot Rama për skemën e pensioneve janë premtime që janë bërë nga PS përpara se të vinte në pushtet në vitin 2013. Ai tha se, nëse do të ishin realizuar, sot nuk do të kishim këtë gropë financiare dhe këtë skemë pensionesh.

“Progami i PS në 2013 thoshte që do të realizojmë reformë në fushën e pensioneve për papunësinë dhe informalitetit. Informaliteti ka qenë në progamin e vitit 2013 dhe ai flet sot.

Rama në 2014, duke prezantuar reformën e pensioneve së bashku me Bankën Botërore tha: “Ne do të ndërtojmë një skemë ku përfitimi varet nga kontributet. Kjo qe kemi sot që pensioni më i lartë është sa dyfishi i pensionit bazë merr fund. Rritja graduale e moshës etj., etj."

Çfarë ka premtuar Rama në vitet 2013 dhe 2014. Do të krijojë një fond pensionesh që nuk është kaq gropë dhe piramidale siç është sot, duke luftuar informalitetin dhe duke rritur punësimin, 300 mijë vendet e punës.

Sot Edi Rama po flet për informalitetin. Ato 300 mijë vende punës janë bërë vende pune në Gjermani. Nuk ka këtu kontributorë. Nëse këto dy prioritete do të ishin realizuar sot nuk do ta kishim gropën 500 milionë euro, por do të ishte shumë më pak dhe kontributi i shtetit do të ishte shumë më i vogël”- tha Abilekaj.