AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 23:18

Abilekaj: Nëse realizohet kjo kërkesë e protestuesve, Rama dhe Berisha nuk do të ishin më në zgjedhje

Abilekaj: Nëse realizohet kjo kërkesë e protestuesve, Rama dhe

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve që Berisha dhe Rama të ikin nga skena politike, është e lidhur me kufizimin e mandateve për kryeministrat, çka do t’i nxirrte direkt nga gara dhe nga politika.

“Meqenëse kam eksperiencë. Në asnjë rast  nuk na e kanë bërë qeverinë teknike të huajt.

Në 1991 e bëri Ramiz Alia takimin, në 1997 ishte qeveria e marsit që e bëri Berisha pasi humbi kontrollin e pushtetit.

Qeveria e vetmja teknike ishte ajo e Vilson Ahmetit dhe rezultoi e vetmja qeveria që ka bërë zgjedhje të pakontestuara.

Unë nuk besoj te bllokimi i institucioneve. Ky është një presion mbi institucionet që e bën të pumundur punën  e tyre. Mënyrën e zgjedhin këta të protestës.

Ajo e Berishës dhe Ramës ka të bëjë me kërkesën e protestës që të mos ketë kryeministër 2 mandate. Pra Berisha me Ramën skualifikohen direkt me këtë kërkesë. Nëse realizohet kjo, ata nuk hyjnë më në zgjedhje”- tha Abilekaj.