AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 21:25

A ka rënë pjesëmarrja në protestë? Aktivistët flasin për ditën e 30-të të protestës

A ka rënë pjesëmarrja në protestë? Aktivistët

Aktivistët Andi Kurti dhe Arilda Lleshi, duke folur për protestën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shprehën se pjesëmarrja është e kënaqshme duke patur parasysh kushtet atmosferike dhe kohëzgjatjen e saj, që sot ishte në ditën e 30-të.

Pjesë nga biseda

Andi Kurti: Është e natyrshmja ulja e pjesëmarrjes, por ishte  pritshme. Është kampuionati botëror, është një vapë e tmerrshme. Ka një pjesë shumë të kënaqshme numrash. Ka njerëz me fëmijë, familjare, pensionistë. Nuk e shikoj si diçka anormale. Por unë besoj se numrat besoj se janë goxha të kënaqshëm. Kemi një qasje shumë të vendosur për t’iu drejtuar jo vetëm kryeministrit, por establishmentit. Duan të ikë jo vetëm kryeministri, por edhe gjithë klasa politike.

Arilda Lleshi: Është mrekulli që njerëzit janë ende në protestë. Shoh që ka një përpjekje për ridimensionim të protestës. Sot ishin një grup arkitektësh të rinj që donin të dilnin për situatën. Mendoj se protesta është në fazën e ridimensionimit. Kjo është pozitive që të krijohet kjo frymë, që protestuesit po grupohen sipas profesioneve dhe të angazhohen publikisht.