AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 21:35

“A ka përgjigje kryeministri për ‘injorantët e algoritmit’?”, Abilekaj pyet Gogun për kërkesat e protestuesve

“A ka përgjigje kryeministri për ‘injorantët e

Analisti Enton Abilekaj, replikoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, për kërkesat e shtruara nga protestuesit që sot dolën në shesh në ditën e 23-të, qoftë edhe për ligjin mbi zonat e mbrojtura. Ministri Gogu u përgjigj se qeveria ka të drejtë kushtetuese që të qeverisë ndërsa protestuesit të protestojnë.

Pjesë nga biseda

Abilekaj: Këta 5 orë mund të diskutojnë, por këtu janë disa kërkesa publike. Pse nuk i thotë publikisht kryeministri çfarë përgjigje do t’u japë. A ka përgjigje kryeministri apo i quan injorantët e algoritmit dhe ju pjesa e shëndoshë dhe të përgjegjshme? Ose do të japësh përgjigje, ose do të diskutoni ju.

Gogu: Kërkesat kanë marrë përgjigje të caktuara. Është e drejta kushtetuese e qytetarëve që të bëjnë kërkesa duke protestuar. Kjo që ndodh përditë. Një nga kërkesa që kam parë unë ka qenë abrogimi për ligjin e zonave të mbrojtura. Kjo paraqitet te Gjykata Kushtetuese dhe ajo thotë është apo jo.

Abilekaj: Gjykata tha se është në rregull. Por kjo është kërkesë politike, jo juridike.

Gogu: Parlamenti Evropian bën kërkesën e tij. Parlamenti shqiptar do t’i shqyrtojë.

Abilekaj: Pas rezolutës së KE-së mund të bëhej rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

Gogu: E drejta kushtetuese e një qeverie është të qeverisë, e qytetarit është të protestojë. Kjo është tangoja që duhet të shtyjnë njëra-tjetrën në një korridor të gjatë. Sot në mënyrën se si po zhvillohet protesta, mënyra se si Shqipëria kalon me sukses procesin e anëtarësimit, qeveria bën detyrën e vet kushtetuese, edhe qytetarët bëjnë detyrën e vet kushtetuese dhe në fund fare janë qytetarët që do të vendosin se kush do të qeverisë.